Kategoria Superiore/ Tirana-Shkumbini 0-0 | ||||
|
Me shume mungesa bardheblute ne fushe kane patur, disa te rinj dhe shume ndryshime nga ndeshjet e kaluara. Hyka ne krahun e majte ka qene rreziku i vazhdueshem per mbrojtjen peqinase ndersa Bekim Kuli me elegance e tij ka mbajtur ne presion mbrojtjen e Tiranes. Rastet per shenim kane qene te pakta dhe jo shume serioze. Tirana ka shtyre me shume dhe ka mbajtur ne gjysemfushen e tyre skuadren e Shkumbinit qe ka provuar me kundersulme. Ne pjesen e dyte ashtu si ne te paren kane qene te njejtat skuadra me ndryshime te vogla. Tirana ka kerkuar te shenoje me ane te krosimeve dhe depertimeve nga krahet por mbrojtja e Shkumbinit ka ngelur deri ne fund te ndeshjes e pathyer. Minutat kane kaluar dhe kryeqytetasit jane bere nervoze. Prej shume javesh kane harruar te shenojne dhe mungesa e Pejic eshte ndjere shume ne ndeshjen e sotme. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3865 |