Gugash Magani: Skenderbeu ka gjyqtaret me vete |
nga AlbaniaSoccer E martë, 22 Shkurt 2011 00:25 |  |  |  | |
Humbja ne Korce pas asaj penalltie te dyshimte ka irrituar trajnerin e Flamurtarit Gugash Magani. “Skenderbeu ka gjyqtaret me vete dhe kjo skuader gjithmone avantazhohet me shume se te tjerat. Jam i kenaqur me lojtaret e mi. U mundem me nje penallti te paqene. Nese ai rast ishte 11-metersh une do t’ja falja kampionatin qe tani korcareve. Ne pjesen e dyte treguam deshire dhe luajtem mire edhe me nje lojtare me pak. Kampionati ka dhe 12 ndeshje ne loje dhe ne jemi 4 pike me shume se ndjekesit”, ka thene mbas ndeshjes Magani, trajneri i Flamurtarit.
Pirro Nika
 |