Kategoria Superiore/ Flamurtari-Elbasani 4-0 | ||||
|
Minutat e para kane qene me te mira per miqte te cilet e kane vene ne prove disa here portierin Mocka me gjuajtje nga distanca. Dyshja sulmuese Plaku-Bajevski, japin shkendijat e para ne porten e verdhebluve ne minuten e 21-te. Duhet te vinte minuta e 30-te, pas nje rremuje ne zonen e Elbasanit Plaku gjuan duke shenuar goilin e avantazhit. Ne minuten e 44-ter, miqte rrezikojne te marrin golin e dyte. Nje top i kthyer gabimisht prapa nga njeri prej mbrojtesve per pak sa nuk u kthye ne autogol. Ne minuten e 45-te, Elbasani ka pasur mundesine me te mire per te barazuar rezultatin, Gava gjuan nga 25-metra dhe Mocka e prek aq sa per ta devijuar topin i cili prek traversen dhe bie serish ne duart e portierit vlonjat. Pjesa e dyte do te flase vetem per te zotet e shtepise. Magani aktivizone ne loje Xhafen dhe Roshin te cilet i japin tjeter ritem lojes. Duhet te vinte minuta e 70-te, qe Flamurtari te gjinte golin e dyte dhe te qetesise serish me ane te Sebino Plakut. Sulmuesi kryesor Daniel Xhafa i afrohet disa here golit, por Llani ja ka mohuar. Ne minuten e 90-te, nje zbritje e bukur e Roshit nga krahu i djathte i cili jep nje asis per Xhafen duke shenuar golin e trete. Ne minuten e 92-te, Ibrahimi shkakton faull ndaj Roshit dhe arbitri akordon penallti. Kapiteni Sakaj ekzekuton duke shenuar dhe golin e kater. Javen tjeter Flamurtari do te prese serish ekipin e Elbasanit ne fushen e vet. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6240 |