Ne fokus/ Prokuroria nis hetimet per dhunen ne Lushnje | ||||
|
Ne ndeshjen Lushnja-Pogradeci ne kategorine e pare dhuna eshte bere protagoniste. Nje dite me pas prokuroria ka nisur hetimet edhe pse gjyqtari i dhunuar nuk ka pranuar te denocoje mjekun e Lushnjes dhe kapitenin Dorian Bubeqi qe e kane goditur me grushta dhe shkelma. Prokuroria ka marre pamjet filmike nga televizionet qe e kane filmuar kete episod te shemtuar dhe pasi te shqyrtojne do te hapet nje ceshtje gjyqesore qe pritet te denoje dy dhunuesit. Shkaku i ketij sherri ka qene nje sinjalizim qe ka bere gjyqtari anesor gjate aksionit te lushnjareve me futbollistin Dorjan Bubeqi. Mes tij dhe anesorit ka nisur nje debat ne te cilin eshte perfshire edhe mjeku i ekipit te Lushnjes, Arjan Caka, i cili ka vrapuar dhe ka goditur anesorin. Me gjithe nderhyrjen e gjyqtarit kryesor dhe lojtareve te tjere, anesori eshte dhunuar dhe goditur me grushta. Me pas eshte kerkuar dhe ndihma mjekesore per gjyqtarin e dhunuar. Ne fund te ndeshjes tifozet kane goditur me sende te forta treshen e albitrave qe e kane pasur te veshtire te dilnin jashte fushes. Vec prokurorise masa te renda pritet qe te marre dhe Komisioni i Disiplines ne FSHF qe pritet te mblidhet kesaj jave. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4678 |