Miqësore / Vora – Besa 0 – 1 |
nga Klevis Bejkolli E enjte, 08 Tetor 2009 14:39 |  |  |  | |
Në orën 11:30’ skuadra e Besës ka zhvilluar një miqësore me skuadrën modeste të Vorës në Kamëz. Trajneri Duro ka aktivizuar që  nga minuta e parë dhe mesfushorin korcar, Paulin Dhëmbi, i cili ka bërë një paraqitje të mirë dhe duket se e ka lënë pas dëmtimin. Në këtë përballje ka munguar Vrapi i grumbulluar me skuadrën kombëtare si dhe Poci e Cikalleshi për arsye dëmtimi. Goli fitores për kavajasit u shënua nga Leci në pjesën e parë. Në pjesën e dytë trajneri Duro ka aktivizuar pjesën tjetër të lojtarëve. Futbollistët e Besës pas ndeshjes kanë pohuar për Albaniasoccer.com se : “Fusha e Kamzës ishte një fushë skandaloze dhe këtu mund të dëmtohesh kollaj fare dhe orari i ndeshjes ka qenë i papërshtatshëmâ€.
 |