Markos Dos Santos: Jam i martuar |
nga AlbaniaSoccer E diel, 06 Mars 2011 17:00 |  |  |  | |
Mbasi eshte perfolur shume per lidhjen e fantazistit brazilian Markos Dos Santos me nje vajze bukuroshe nga Shqiperia, per te cilet eshte aluduar shume qe jane fejuar, bashkejetojne, qe nuk e pranojne familjaret e vajzes brazilianin per shkak te ngjyres se tij apo gjera te ketilla, sot Markosi iu pergjigj vete ketyre aludimeve. Ai thote per Albaniasoccer.com se: "Po kam shume kohe i lidhur me nusen time. Kur luaja per Gramozin, jemi dashuruar dhe ka disa kohe qe jemi martuar (fakt ky qe e tregon dhe unaze e marteses qe braziliani mbane ne gisht) dhe jo qe thjesht bashkejetoj. Sa per gjerat familjare nuk dua te flas por dua te sqaroj se une tashme jam i martuar dhe nuk dua qe shumekush t'me mbaje ne goje mua apo bashkeshorten time", perfundoi Dos Santos me nje shqipe shume te mire te folur.
Skerdilaid Sulozeqi
 |