Kategoria Superiore/ Tirana-Teuta 1-2 |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 07 Mars 2011 20:48 |  |  |  | |
Tirana ka humbur ne shtepi duke bere surprizen me te madhe te javes se pare ne fazen e trete. Teuta ka fituar me rezultatin 2-1 me dy gola te bukur te shenuar nga Pepa. Bardheblute po kalojne nje krize rezultatesh ne kampionat dhe me kete rezultat Laci i ka barazuar me pike ndersa Vllaznia eshte shkeputur tete pike me teper. Loja per Tiranen ka nisur mire por rastet per gol kane qene te pakta. Pepa ne minuten e 33-te ka mposhtur mbrojtjen dhe portierin Ilion Lika duke kaluar ne avantazh skuadren durrsake. Ne pjesen e dyte Tirana ka aktivizuar edhe Balen duke forcuar sulmin por shume pak gjera kane ndryshuar. Sheta ka bere nje autogol ne minuten e 77-te dhe ka barazuar perkohesisht ndeshjen. Pepa pese minuta me vone ka shenuar golin e dyte duke i dhene fitoren dhe tre pike te cmuara ne kryeqytet Teutes.
Enea Shtrepi
 |