Pas doreheqjes se Perparim Daiut, Shkumbini emeron trajnerin e kater te vet, Kristaq Milen duke thyer rekord ne superligen Shqipetare duke nderruar 4 trajnere ne nje sezon. Pas zyrtarizimit te Miles, Kryetari i Bashkise se Peqinit z.Ilir Rrush ne nje prononcim per www.albaniasoccer.com u shpreh sei :"Ka disa arsye qe ne zgjodhem Milen ne krye te ekipit tone. Eksperienca e tij ka luajtur rol efikas, duke vazhduar me moshen e tij qe e ndihmon ate t'i binden futbollistet pasi ka diference, por dhe njohja e mire qe ai ka me ambjentin tone. Ne besojme se me Milen do t'i arrijme objektivat, qe sic dihet kemi vendin e gjashte. Dua te shtoj se vendimin e kemi marre se bashku me z.Sula dhe me shefin e klubit, por eshte marre dhe mendimi i disa futbollisteve. Duke perfunduar mund t'ju them se jam i bindur qe Mile eshte nje profesor i vjeter dhe do di ta menaxhoj mire skuadren", perfundoi prononcimin e tij per www.albaniasoccer.com z.Ilir Rrushi.
Andis Shoshi
 |