Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Teuta 1-0 | ||||
|
![]() Gjate gjithe ndeshjes qe nga minuta e pare e deri ne fund ka qene Skenderbeu skuadra qe ka luajtur me mire dhe krijuar raste te shumta per shenim. Soza ka qene rreziku kryesor por dhe truri i kesaj skuadre kapiteni Bledi Shkembi duhet permendur. Teuta ka rrezikuar ne disa raste duke kundersulmuar nderkohe qe Pepa mund te kishte shenuar gjate pjeses se dyte kur me porten e boshatisur e nxorri topin jashte. Tifozet korcar si gjithmone te shumte ne numer i kane dhene zemer skuadres se tyre qe nuk eshte dorezuar. Sulme te njepasnjeshme kane hasur ne barrikaden e ngjeshur qe trajneri durrsak Martini kishte pergatitur per korcaret. E gjithe kjo do te ndryshonte ne minuten e 88-te kur Vishaj ka perfituar nga nje rremuje ne zone dhe me koke ka mposhtur portierin durrsak qe kishte pritur shume gjate gjithe lojes. Ne fund Skenderbeu ka marre nje fitore te merituar dhe ka ruajtur te palevizur diferencen e 3 pikeve me Flamurtarin e vendit te pare. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5574 |