Igli Allmuca: Te fitojme derbin! |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 30 Mars 2011 20:06 |  |  |  | |
Ekipi i Dinamos po vazhdon stervitjen intensive per ndeshjen e radhes ne kampionat. Sot stervitja ka zgjatur rreth 90 minuta. Pjese e kesaj dite stervitore ka qene nje ndeshje kontrolli zhvilluar me grupin. Trajneri Mergjyshi sot ka pare gjendjen e skuadres ku vetem Peqini ka zhvilluar stervitje mevetsisht, pasi ka qene i angazhuar me ndeshjet e shpresave. Pas kesaj seance stervitore zevendes kapiteni i skuadres Igli Allmuca per www.albaniasoccer.com shprehet: " Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per ne. Do te bejme me te miren per te fituar, pasi po pregatitemi rregullisht per kete takim. Gjendja e skuadres eshte shume e mire dhe ne kemi mundesi te fitojme, por gjithcka ja leme fushes qe do te tregoje se kush e meriton fitoren ne kete 'derbi kryeqytetas'". ka permbyllur nje nga futbollistet baze te ekipit blu.
Besi Donati
 |