Edvan Bakaj: Neser kerkoj vendin tim | ||||
|
Stervitja e fundit te Dinamo ka marre fund sot ne oren 17:30. Ne kete perballje dinamovitet vuajne mungesen e dy shtyllave te ekipit, Lucas Malacarne dhe Isidor Sekseni. Malacarne ka plotesuar numrin e kartoneve te verdhe dhe eshte i pezulluar per kete takim, ndersa Sekseni kthehet neser nga Kroacia, pas operimit. Nje pike e forte ne klubin kryeqytetas eshte dhe porta ku ne merkaton e janarit eshte afruar edhe ish-portieri i Beses, Edvan Bakaj. Ai ka luajtur ne takimin mes Dinamos dhe Shkumbinit dy jave me pare dhe la nje pershtypje te mire. Ne kete takim ai ka luajtur si pasoje e pezullimit te portierit Alban Hoxha. Per me teper ai shprehet keshtu per www.albaniasocer.com : " Ne te vetmen ndeshje ku une kam luajtur kam dhene maksimumin tim dhe ekipi fitoi bindshem ndaj Shkumbinit ne kampionat. Ne ekip respektoj dhe kolegun tim Hoxha, por them se dhe une kam vlera per te luajtur dhe per te bere me te miren ne derbi. Konkurrenca ne ekip eshte e lejueshme sepse po mos te kete konkurrence s'mund te ecesh perpara ndaj kerkoj qe une neser te vendosem me se miri ne sherbim te skuadres." ka permbyllur Bakaj qe e sheh ndeshjen e neserme nje mundesi te arte per te luajtur. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3940 |