Tifozeria shqipetare sot ka humbur shancin per te pare live nepermjet televizorit ndeshjet e kesaj fundjave ne kampionat. Askush ska mundur te shohe perballjet e skuadrave te zemres vec atyre qe kane shkuar ne stadium. Para fillimit te ndeshjes paketa sportive “Supersport” dhe TVSH kane lajmeruar teleshikuesit se per shkak te mosmarreveshjeve me FSHF-ne nuk do te transmetonin kete fundjave ndeshjet e Kategorise Superiore. Supersport dhe FSHF kane pasur kontradikta mes tyre per oraret e takimeve dhe marredheniet jane prishur. Ne fund kane bojkotuar transmetimin e kesaj jave ne forme proteste. Paketa Supersport, sipas nje kontrate te firmosur ka te drejte qe se bashku me TVSH-ne te transmetoje direkt te gjitha ndeshjet e kategorise superiore dhe ndeshjet e skuadres Kombetare.
Pirro Nika
 |