Vllaznia/ Heshtje per shtyp paralajmerime per gjoba | ||||
|
Eleminimi nga Dinamo ne Kupe djeg shume ne Shkoder. Presidenca ka urdheruar qe askush te mos flase per mediat dhe te gjithe te ulin kokat per te punuar. Kupa ishte objektivi kryesor per Vllaznine dhe ajo nuk u arrit. Edhe kete vit nje sezon pa fituar asnje trofe. Askush nuk duhet te flas dhe detyrim tani eshte vendi i trete ne kampionat. Laci i rrezikon seriozisht kuqeblute sepse i qendron nje pike nga pas. Te henen Vllaznia do te luaj kunder Dinamos dhe kjo do te jete ndeshja per te marre hak per eleminimin e te merkures. Presidenca shkodrane ka bere te ditur se lojtaret nuk do te shpetojne me kaq dhe mund te kete edhe gjoba per ate eleminim te turpshem. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4303 |