Flamurtari: Ne luajme me djerse, nuk kemi leke | ||||
|
Pas kesaj sfide te veshtire te Flamurtari flasin drejtuesit ne lidhje me te ashtuquajturat “premio”. Menjehere pas takimit me Kastriotin ata kane kontaktuar ne telefon me gazetarin e Albaniasoccer Media dhe i kane shprehur atij keto fjale: “ Sic u pa qarte, ndeshja e sotme ishte nje ndeshje e veshtire dhe ne fituam me djerse, ne nuk kemi leke per te shepenzuar per askend, ne kemi vetem djersen tone qe do te na nxjerri kampion. Ne qofte se ne do te kishim leke per te dhene premio do te kishim paguar Bylisin, Teuten, Kastriotin per te ndalur Skenderbeun, por jo, ne luajme me djerse sepse po te kishim paguar ne do te kishim dale kampion disa jave para. Persa i perket te ashtuquajtures premio ndaj Shkumbinit per te ndalur Skenderbeun edhe kete e mohojme kategorikisht, kjo eshte nje shpifje qe i duhet gjetur personi qe e ka shpifur ndaj nesh. Secili ekip per ne eshte i barabarte. Ne nuk kemi aleanca as para per asnje ekip. I hedhim poshte te gjitha shpifjet kunder nesh dhe kerkojme qe te luhet vetem futboll, jo aleanca dhe premio.” Permbyllin drejtuesit e Flamurtarit per www.albaniasoccer.com Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4020 |