HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 23 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Alban Tafaj: Tek Tirana nuk ka klane
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 12 Tetor 2009 11:39   pdfShtypEmail

fortuzi_gjini_tafajTrajneri aktual i Tiranës i ftuar në nje emisionin  televiziv ka folur për gjëndjen që po kalon klubi bardheblu pas largimit të trajnerit Loncarevic si dhe për pretendimet që ka skuadra e Dinamos për faljen e mbrojtësit Andi Lila.

“Ne si klub kemi disa javë që e kemi bërë kërkesën për faljen e mbrotësit tonë dhe klubi i Dinamos nuk ka pse të deklarojë që është e padrejtë dhe që po punohet kundër tyre. Ne kemi apeluar sipas cdo rregulli që të lejon FSHF dhe të njëtën gjë mund ta bëjë cdo klub edhe këtu nuk shikoj ndonjë favorizim ndaj klubit tonë” ka thene Tafaj ne emisionin ZiP.

“Në fundjave në derbin me Dinamon skuadra do të jetë thuajse e plotë. Muzaka dhe Abraham do të kthehen dhe do të jenë në 100% të formës së tyre. Sulmuesi më i mirë i kampionatit të vjetshëm Memelli gjithashtu do të jetë një forcë e madhe për ne. Rikthimi i tij këtë javë do i japi një gjallëri më të mirë repartit ofensiv. Kapiteni Muka është “labi” që të tërë shokët e skuadrës e duan në fushë dhe bashkë me të në fushën e lojës jam i bindur që ndaj Dinamos do të arrijmë të zhvillojë një lojë të bukur e të marrim një fitore”, ka vazhduar biseden Tafaj kur skuadra e tij do te ballafaqohet me Dinamon e cila drejtohet nga ish kolegu dhe eprori i tij Shkelqim Muçca dhe Eduard Gjini.

“Në ndeshjen derbi ne kemi vetëm një disavantazh, trajnerin Muca. Ai na njeh shumë mirë pasi ka qenë trajneri ynë. Dinamo ka një skuadër të mirë, por jam i bindur se nëse do arrijmë të luajmë ashtu sic ne dimë të luajmë do ta kalojmë me sukses këtë përballje”.

“Për bardheblutë nuk ka ilac më të mirë se sa dy trajnerë nga vetë shkolla e saj, dmth 100% tiranas. Unë dhe Nevili jemi produkt i Tiranës që është shpallur jo pak, por plotë 24-herë kampione e Shqipërisë. Mendoj se nuk ka zgjidhje më të mirë se ne, pasi Tirana ka nevojë për shkollën e saj dhe këtë gjë s’mund ta injektojë brënda grupit të lojtarëve asnjë njeri më mirë se ne”.

“Te Tirana nuk ka “Klane”. Janë njerëz të cilët qëndrojnë pranë skuadrës tonë, por që s’janë pjesë e saj të cilët hapin këto fjalë. Në lidhje me atë që lojtarët largojnë dhe caktojnë trajnerin që duan nuk është absolutishtë e drejtë. Mund tju jap një shembull të fundit. Trajneri Loncarevic kishte mbështetjen e gjithë lojtarëve, por ishte vetë zgjidhja e tij për tu larguar. Nuk duhet të ngatarrohet bashkëbisedimi mes lojtarëve me trajnerin, me imponimin”.


Klevis Bejkolli


busy
komente