HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti - Bylis 2-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 16 Prill 2011 18:18   pdfShtypEmail
kastrioti_fitoreEshte luajtur sot takimi mesw Kastriotit dhe Bylisit. Kete takim e kane fituar me shume mund dhe sakrifice krutanet. Loja ka nisur e rivalizuar nga te dy kampet. Here gjendeshin vendasit ne sulm po ashtu edhe mallakastriotet. Ne fraksionin e minutave 15-23 ishin djemte e Kalase se Krujes qe mbajten Bylisin te perqendruar ne mbrojtie dhe arriten tiu shenonin. Ishte minuta e 23' e takimit kur Alvizh deperton ne brendesi te zones se ballshioteve, gjen te gatshem shokun e skuadres Inkongo, pason tek ai dhe ky i fundit hap serine e golave, 1-0 per krutanet. Edhe pse pesuan gol ballshiotet arriten te krijojne nje furi sulmesh te porta e Kastriotit. Disa sulme radhazi ku kapiteni Dimo dhe ish-futbollisti i Kastriotit, por tashme ne radhet e Bylisit, Oriand Abazaj arriten te depertonin disa here ne mbrojtie, por portieri Argent Halilaj beri mrekulline duke shmangur barazimin ne minutat 30 dhe 33. Decizive do te ishte minuta e 37 ku Dimo me shkathtesine e tij kalon mbrojtien krutane dhe i jep nje asist Abazajt, ky i fundit thjesht devijon topin ne porte dhe vjen goli i barazimit. 1-1 dhe Bylisi fillon endrren per te dale edhe nga zona "play-out".
Mbyllet pjesa e pare me kete brazim.
Ne pjesen e dyte Bylisi ben nje freskim ne radhet e sulmit duke dale nga fusha e lojes Kelmendi dhe vendin e tij e merr sulmuesi Uashington. Pra u dallua qarte se sulmi i Bylisit perfaqesohej nga tre futbolliste. Abazaj-Xhafaj dhe Uashington. Ky ishte nje gabim taktik i trajnerit Agim Canaj pasi i kushtoi shume rendesi sulmit sesa mbrojties ne keto minuta te rendesishme. QE nga ky moment fillon epersia krutane. Sulmet e shpeshta qe mbanin firmen e Inkongos dhe kapitenit Caca i ardhur ne ndihme te sulmit vinin ne veshtiresi porten ballshiote. Ne shume raste portieri Frasheri beri te pamunduren dhe u tregua hero, por ne minuten e 64' ai do ti dorezohej gjuajties se mbrojtesit Hoxha. Pas disa gjuajtieve drejt portes se Bylisit nga sulmuesit dhe mesfushoret e Kastriotit do te vinte radha e mbrojtesit Hoxha i ardhur ne ndihme te sulmit qe do te tentonte golin ne porten mallakastriote. Gjuan dhe eshte i sakte, shenon goline avantazhit per Kastriotin duke kaluar shifrat ne 2-1 ne minuten e 64.
Loja per vendasit ndryshoi, ata u kthyen ne mbrojtie dhe sulmit i kushtuan me pak rendesi sesa mbrojties se rezultatit. Ishte nje rezultat qe duhej mbrojtur, por nga kjo fiton shume skuadra e Bylisit, drejtohet e gjitha ne gjysmen e mesit te fushes duke sulmuar me sulme te shpeshta, por mbrojtia vendase nuk "cahej". Ishte nje mur i forte qe duhej te kalohej per te shkuar te portieri Halilaj. Kjo gjendie zgjati per rreth 15 minuta, pra deri ne minuten e 80' te takimit dhe Bylisi nuk arriti te shenonte.
Dhjete minutat e fundit nuk ishin lte zakonta por vetem ankth per stolin krutan, pasi i gjithi ne kembe ndiqte i tensionuar lojen. Trajneri Ndreu jepte udhezime te shumta mbrojties dhe mesfushes, por ne pese minutat e fundit te takimit lojen e mori ne dore sulmi vendas. Ballshiotet u lodhen dhe nuk munden me te sulmonin por vetem benin nje loje te thjeshte. Edhe pas ketyre pese minutave loja mbyllet dhe Kastrioti shkon ne kuoten e 33 pikeve, dy me pak se Shkumbini dhe nje me shume se Teuta, pra duke nxjerre veten ne vendin e tete dhe quhet automatikisht i shpetuar nga zona e renies ne nje kategori me poshte. Kurse Bylisi futet serish ne valle pasi qendron i pozicionuar ne vendin e dhjete ne tabele me nje pike me shume se Besa.

busy
komente