HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa-Kastrioti 3-2
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 20 Prill 2011 23:33   pdfShtypEmail

besa_fitoreBesa ka fituar ndaj Kastriotit 3-2 duke siguruar keshtu nje fitore shume te rendesishme ne garen per mbijetese. Pa sefen, Shametin dhe Mihanin, te tre te demtuar, trajneri Haxhiu duhej te improvizonte me Krasniqin dhe Shtinin nga minuta e pare. Gjithcka shkoi ne menyre te shkelqyer per vendasit qe shenuan te paret me ane te Dos santos ne minuten e 6-te, ndersa 14 minuta me pas ishte Mancaku qe dyfishoi. Ne fundin e pjeses se pare, Dos santos fitoi nje 11 metersh i cili u kthye ne gol nga Poci. Ne pjesen e dyte krutanet u kujtuan vone per tu rikthyer ne loje. Golin e pare e shenuan me ane te Inkango ne te 82-ten, ndersa kater minuta me pas Babic ishte ai qe shenoi golin e dyte per skuadren e Ndreut. Me kete fitore Besa e Kavajes shkoi ne kuoten e 32 pikeve ne vendin e 11-te, Ndersa kastrioti zbret ne vendin e 10 me 33 pike.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit