Kategoria Superiore/ Shkumbini-Besa 2-2 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 24 Prill 2011 22:55 |  |  |  | |
Nje ndeshje turpi eshte luajtur ne Pogradec. Shkumbini i denuar per te mos luajtur ne fushen e saj ka barazuar me Besen ne fushe asnjanese me rezultatin 2-2. Shume i perfolur qe ne oret e paradites ky rezultat. Ne fushe jane pare dy skuadra pa grinte, gjak, pa dyluftime dhe gola shenuar te katert ne pjesen e dyte. Ne 45-minutat e dyta ishin peqinasit qe kaluan ne avantazh te dy golave brenda dy minutash. Boshnjaku Grboviç shenoi ne minuten e 56-te, nderkohe qe nje minute me pas Erjon Mustafaj dyfishoi shifrat per Shkumbinin. Fatjon Sefa ngushtoi shifrat ne minuten e 61-te ndersa Arlind Nora barazoi me penallti ne minuten e 69-te. Pak minuta me pas Nora uli koken ne menyre demonstrative per te mos shenuar golin e fitores per Besen duke shtuar dyshimet e te gjithe te pranishmeve. Ne fund te dy ekipet kane marre nga nje barazim qe ka kenaqur drejtuesit e skuadrave, lojtaret por jo tifozet e dy ekipeve qe kishin udhetuar per ne Pogradec.
Pirro Nika
 |