Flamurtari/ Permiresohet gjendja e Mockes |
nga AlbaniaSoccer E martë, 26 Prill 2011 23:34 |  |  |  | |
Gjendja shendetesore e portierit te Flamurtarit Shpetim Mocka eshte permiresuar. Mjeket vazhdojne ta mbajne ne vezhgim dhe nga drejtuesit vlonjat behet e ditur se tani ai eshte me mire por ka disa pasoja. I eshte veshtiresuar degjimi dhe ka ende dhimbje. Sot Mocken e kane vizituar shoket e skuadres, trajneri dhe presidenti Gjika. Ne ditet e ardhshme Mocken mund ta dergojne jashte vendit per te bera disa ekzaminime me te hollesishme. Portieri i Flamurtarit u godit me sende te forta ne ndeshjen mes Lacit dhe Flamurtarit qe u luajt te henen. Mocka u dergua me urgjence ne spital por tani gjendja e tij shendetesore eshte permiresuar.
Enea Shtrepi
 |