Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Vllaznia 3-0 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 30 Prill 2011 23:08 |  |  |  | |
Skenderbeu fitoi ndaj Vllaznise 3-0 dhe hodhi nje hap te rendesishem drejt titullit kampion. Korcareve tashme i ndajne vetem 90 minuta nga zyrtarizimi dhe kete pritet ta bejne te merkuren ndaj Elbasanit te vendit te fundit. Bardhekuqte zgjidhen ndeshjen qe ne pjesen e pare me golat e Muzakes dhe te Sozes. Ne minuten e 27, Shkembi sherbeu per Muzaken dhe ky i fundit shmangu portierin duke kaluar ne avantazh vendasit. Ne fundin e pjeses se pare, ishte Muzaka qe u shfaq ne versionin e pasuesit kur sherbeu per Sozen dhe argjentinasi dyfishoi rezultatin. Ne pjesen e dyte, goli i trete per korcaret u shenua prej Davor Bratic, ku pas nje krosimi te Shkembit, kroati shenoi golin e trete. Me nje stadium te mbushur me gati nente mije tifoz, festa ka nisur per titullin e shume pritur. Skuadra ka kenaqur te gjithe dhe goleada ndaj Vllaznise e ka bere pasditen me te bukur sot ne qytetin e Korces. Ne fund tifozet jane futur ne fushe per te festuar dhe kane mbajtur ne krahe bashke me lojtaret presidentin Agim Zeqo. Te merkuren pritet qe festa te jete akoma me e madhe kur dhe titulli mund te behet realitet.
Enea Shtrepi
 |