Me te mbaruar ndeshja Flamurtari-Skenderbeu ka nisur dhuna dhe rremuja ne shkallet e stadiumit. Lojtaret e skuadres korcare nuk kane dale dot nga fusha pasi tifozet vlonjat kane shkulur thuajse te gjithe stolat e tribunes per ti gjuajtur atyre. Me sende te forta kane bombarduar pankinen e Skenderbeut poshte te ciles ishin strehuar lojtaret e Skenderbeut. Nderhyrja e forcave speciale ka bere te mundur qe lojtaret korcar te futeshin ne dhomat e zhveshjes. Por nuk ka mbaruar me kaq. Per te dale nga stadiumi skuadra e Skenderbeut e ka pasur te pamundur. Ultrasit vlonjat kane rrethuar menjehere stadiumin. Pamjet e gjithe kesaj situate dramatike jane transmetuar live nga disa prej stacioneve me te medha ne vend. Per nje ore e gjysem lojtaret e SKenderbeut kane qendruar te izoluar ne brendesi e stadiumit Flamurtari. Jashte kishte me qindra vlonjat qe i prisnin. Policia e Vlores ka kerkuar perforcime nga Fieri dhe vetem pas dy oresh futbollistet e Skenderbeut kane dale qyteti per tu kthyer ne shtepi.
Enea Shtrepi
 |