Levizjet/ Fatjon Sefa zgjedh Tomorin |
nga AlbaniaSoccer E diel, 12 Qershor 2011 23:33 |  |  |  | |
Tomori i Beratit nuk di te ndalet ne kete merkato. Rikthimi pas shume vitesh ne Superiore ka bere qe presidenti Ali Dyrmishi te shpenzoje shume per te bere nje skuader te forte dhe pretendente per vitin qe vjen. Pas blerjes së Veliajt, Miles dhe Llanit ai ka bere edhe nje goditje te madhe duke afruar sulmuesin Fation Sefa. Zyrtarisht ai eshte lojtari me i ri i Tomorit qe fitoi keshtu garen e ashper me Vllaznine qe e deshironte Sefen per sulmin. Merkato per beratasit nuk mbaron ketu pasi Dyrmishi ka ndermend te afroje edhe lojtare te tjere. Mesfushori gjirokastrit Bledar Devolli eshte nje nga synimet kryesore.
 |