Flamurtari/ Plaku i gatshem per Buducnostin |
nga AlbaniaSoccer E diel, 03 Korrik 2011 23:14 |  |  |  | |
Nje lajm i mire per Gugash Maganin vjen nga infermieria e skuadres. Sulmuesi Sabino Plaku do te jete i gatshem per te luajtur ne ndeshjen e kthimit kunder Buducnostit. Flamurtari do te luaj ne Vlore ne 7 korrik per te arritur kualifikimin e shume pritur. Plaku nuk luajti ne takimin e pare te fituar me rezultatin 1-3 nga vlonjatet por ne te dyten do te jete ne fushe. Ai e ka kaluar demtimin e pesuar dhe tani mund ti bashkohet Daniel Xhafes per te formuar dyshen e sulmit nga e cila te gjithe presin shume. Flamurtari eshte shume prane kualifikimit dhe Magani do ta perdori kete ndeshje edhe per te bere gati skuadren e tij per turin e dyte te Europa Liges ku ne rast kualifikimi e pret skuadra ceke Jablonec.
 |