Berat Hyseni: Dua te shenoj ndaj Laçit |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 17 Tetor 2009 21:00 |  |  |  | |
Ne ndeshjen qe Teuta do te zhvilloje ne "Niko Dovana" perballe Lacit, nuk do te kete nje titullar te rendesishem sikurse eshte mbrojtesi i majte Shpetim Imeraj, qe eshte i skualifikuar. Ne vend te mbrojtesit vlonjat, Josa do te aktivizoje Stafen qe i rikthehet formacionit qe prej ndeshjes se javes se dyte kur Teuta priste ne fushen e saj Kastriotin. Durrsaket besojne shume tek suksesi perballe Lacit, dhe ashtu si ne fitoret e meparshme, shpresojne qe suksesi do te vij nga kembet e treshes sulmuese. Nese Mile dhe Hysa kane shenuar se bashku pese gola ne gjashte javet e para, I vetmi nga lojtaret sulmues qe nuk e ka gjetur ende golin eshte kosovari Berat Hyseni, i cili vitin e kaluar ishte dhe golshenuesi me i mire i kampionatit kosvar. "Megjithse nuk kam shenuar, jam i kenaqur me paraqitjet e mia gjate ketyre javeve - tregon Hyseni- ndoshta ka ardhur koha qe dhe une te gjej rrjeten dhe pse jo qe ne ndeshjen me Lacin dhe te ndihmoj ekipin per te marre tre piket".Â
Klevis Bejkolli
 |