Europa League/ Vllaznia – FC Thun 0-0 | ||||
|
Ndeshja ka nisur vrullshem dhe dy skuadrat kane pasur rastet e tyre per shenim. Vllaznia fale “lojtarit te 12-te” tifozerise se zjarrte ishte shume entuziaste ne fushe. 6 mije tifoz kane qene te pranishem ne stadium dhe perkrahur fuqishem skuadren e tyre te zemres. Pjesa e pare edhe pse kishte nje loje te luftuar dhe rastet nuk munguan nuk beri te shiheshin gola. Ne pjesen e dyte shkodranet e nisin me mire por dhe zvicerianet nuk ngelin pas. Vujadinovic ne disa raste eshte shpetimtari i portes ndersa Vajushi mund te kishte qene heroi i kesaj nate nese do te kishte shenuar ne dy rastet e krijuara ne minutat e fundit te ndeshjes. Megjithate per Vllaznine ky ishte nje rezultat mjaft pozitiv dhe tani ata mund te shpresojne te nje mrekulli qe mund te bejne pas nje jave ne Zvicer Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5338 |