Ne fokus/ Tifozet vlonjat presion drejtuesve, duan nje Flamurtar si i vitit te kaluar | ||||
|
Qyteti i Vlores feston kete vit 100 vjetorin e pavarsise dhe presidenti Shpetim Gjika qe eshte njekohesisht dhe kryetarari i Bashkise pati premtuar titullin kampion si dhurate per tifozet dhe qytetaret vlonjat. Se fundmi ai prishi skuadren dhe largoi kater titullar nderkohe qe dhe te tjeret po mendojne te largohen sa me shpejt nga Flamurtari. Mocka dhe Veliu, dy nga me te spikaturit e dy viteve te fundit po provohen ne Gjermani. Devolli, Xhafaj, Plaku dhe Ahmataj u perzune nga Gjika pa shkak. Edhe trajneri Magani dha doreheqjen e u largua. Tani Flamurtarit i kane ngelur disa lojtare te rinj e pak te tjere me eksperience. Kjo situata ka acaruar ultrasit vlonjat qe jane zhgenjyer shume nga kjo qe i ndodhi skuadres se tyre. Ato prej ditesh kane nisur presionin kunder drejtuesve dhe presidentit Gjika. Kane kercenuar me bojkot nese nuk behet edhe nje here nje skuader pretendente si vitin e kaluar kur luftuan deri ne fund per titullin kampion me Skenderbeun. Nuk dihet si do te zgjidhet kjo situate por Gjika ka premtuar te ndertoje nje skuader pretendete serish. Nese do ta mbaj premtimin apo jo kjo duhet pritur dhe pak.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4041 |