HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Dinamo kalon "pengesen", mund kampionet
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 19 Tetor 2009 03:24   pdfShtypEmail

dinamo_bakaj_lojtaretNe stadiumin “Qemal Stafa” eshte zhvilluar derbi tipik midis Dinamos dhe Tiranes. Kryesuesit e kampionatit treguan se jo rastesisht ndodhen ne vendin e pare duke triumfuar edhe ne nje sfide teper delikate. Por ndeshja eshte kondicionuar nga nje episod ne minuten e 13 tek sa Memelli godet me grushte ne fytyre mbrojtesin argjentinas te bluve, Lukaj Malakarne, dhe kryesori Jareci e ndeshkon me kartone te kuq. Qe nga ky moment Dinamo eshte dominuese ne lojen e saj dhe shenon nje gol te bukur me ane te Bakajt, i cili pasohet me pas me nje tjeter gol nga ana e sulmuesit lushnjar Fatjon Sefa. Por kur mendohej se pjesa e pare do te perfundonte 2-0 ne favor te Dinamos, i sapofuturi ne loje ne vend te Ahmatajt, pikerisht Abilaliaj ka shenuar nje gol shume te bukur me koke pas nje goditje kendi te Muzakes.

Ne pjesen e dyte, pavaresisht inferioritet numerik, duhet thene se Tirana nuk eshte dorezuar ne asnje moment, madje si per strategji te kundershtarit, por edhe per meritat e saj personale, bardheblute kane qene me te rrezikshem, por i ka munguar vetem goli i barazimit. Dinamo eshte munduar te zbrese me ane te kundersulmit, por nuk i ka rezultuar e drejte kjo zgjedhje. 5 minuta perpara fundit te sfides, arbitri kryesor Sokol Jareci, ka ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe mesfushorin e Dinamos, Gentia Muca, duke barazpeshuar forcat ne fushen e blerte, por vetem kaq. Pasi sfida eshte mbyllur me fitoren e Dinamos 2-1, e cila vazhdon kryesimin e kampionatit te 71-te Kombetar dhe ne sfiden e ardhshme do te udhetoj drejt Korces, per tu perballur me Skenderbeun vendes. Ndersa Tirana vazhdon te notoje ne ujera te turbullta, pas ikjes se trajnerit Loncarevic, por me ate qe tregoj ne derbi, ky ekip shume shpejt do te dale nga ky “tunel“ qe eshte futur.

Ne foto, futbollistet e Dinamos, perfshi shenuesin e golit te pare Bakaj, Pishe e Kotorrin te cilet po festojne duke treguar me shenje gezimin per lindjen e Mishejla, vajzes se portierit te skuadres Elvis Kotorrit


DINAMO – TIRANA 2-1 

E Diele, 18 tetor, 2009  Ora 19:00, Stadiumi kombetar “Qemal Stafa“ 

Golat: Bakaj 33’, Sefa 43’,/ Abilaliaj 45’ 

Gjyqtare: Sokol Jareci, Erbim Doda (Tirane), Emiljano Bicaku (Librazhd) 

Dinamo: Elvis Kotorri, Marko Putincanin, Lukas Malakarne,  Arian Pisha, Nikolas Del Monte, Rafael Soza, Igli Allmuca, Papa Diop (Gentian Muca 33’), Bekim Kuli (Sebino Plaku 65’), Elis Bakaj, Fatjon Sefa (Nertil Ferraj 77’).Trajner: Shkelqim Muca 

Tirana: Blendi Nallbani, Elvis Sina, Antonio Pashaj, Ditmar Bici, Tefik Osmani, Abraham Alecheny, Gjergji Muzaka (Sajmir Patushi 85’), Erando Karabeci, Julian Ahmataj (Erarber Abilaliaj 37’), Jetmir Sefa (Enco Malindi 75’), Migen Memelli.Trajner: Alban Tafaj 

Kartone te verdhe: Kuli, G. Muca (2), Del Monte  Soza/  Nallbani, J.Sefa,

Kartone te kuq: Memelli, G.Muca

 
Enea Shtrepi


busy
komente