Miqesore/ PAS Janina – Skenderbeu 2-1 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 21 Gusht 2011 23:53 |  |  |  | |
PAS Janina ka mikepritur sot ne stadiumin “Zosimas” kampionen e Shqiperise Skenderbeun. Skuadra greke ku luajne shqiptaret Andi Lila dhe Emiljano Vila fillon kampionatin me 27 gusht dhe kishte ftuar korcaret per te luajtur miqesoren e fundit. Janina ka fituar me shume veshtiresi kete ndeshje ndaj Skenderbeut qe ka bere nje paraqitje shume te mire dhe ka qene shume prane barazimit. Ndeshja ka perfunduar me rezultatin 2-1 e te tre golat u realizuan ne pjesen e pare. Per Skenderbeun ka shenuar braziliani Ribeiro ne minuten e 15-te. Per vendasit shenoun ne minuten e 16-te Georgiu dhe ne minuten e 27-te golin e fitores e realizoi Bakagioko. Xhafaj ka goditur dy here shtyllen por ska patur fat per te shenuar. Per Gianinen kane luajtur edhe dy futbollistet shqiptare Andi Lila (si titullar dhe u zevendesua ne minuten e 66-te) dhe Emiljano Vila qe hyri ne loje ne minuten e 57-te. Megjithese humbi kjo miqesore I ka sherbyer Skenderbeut per tu bere gati si duhet per kampionatin qe nis me 10 shtator. Skenderbeu luajti me kete formacion: Shehi (Llapanji 76'), Bici, Vrapi, Sulejmanovic (Talari 76') Bratic, Biskup, Muzaka (Arapi 38') Ribeiro (Kame 70'), Xhafaj, Gerbovic (Shkembi 56') - Trajner: Shpetim Duro
 |