EURO 2012/ Kuqezinjte mberrijne ne Luksenburg |
nga AlbaniaSoccer E diel, 04 Shtator 2011 20:16 |  |  |  | |
Kombetarja kuqezi eshte larguar sot nga Shqiperia dhe ka marre rrugen drejt Luksenburgut. Nje avion privat ka transportuar shpejt dhe me shume komoditet futbollistet qe Kuzhe ka perzgjedhur per ndeshjen e te martes. Ne oren 12:00, delegacioni kuqezi ka lene aeroportin “Nene Tereze” dhe mberritur ne Luksenburbg. Me pas te gjithe futbollistet jane akomoduar ne hotel “Sofitel” nje nga me te miret vendit.
Ndeshja Luksemburg-Shqiperi, e vlefshme per eliminatoret Euro 2012 do te zhvillohet me 6 Shtator 2011, ora 20.15, ne "Stade Josy Barthel" ne Luksemburg.
 |