HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Kastrioti-Tirana 2-3
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Shtator 2011 19:14   pdfShtypEmail

tirana_feston_gol_thumbNje ndeshje me plote emocione ajo e luajtur ne stadiumin e Krujes. Tifozeria vendase ne mbeshtetje te idhujve te tyre kerkonte me cdo kusht fitoren e dyte rradhazi, por perball kete here nuk ishin pogradecaret, por bardheblute e Tiranes.

Vendasit kerkojne qe ne minutat e para golin, por disa here mbrojtesit bardheblu e dy here portieri Ilion Lika nuk i kane lejuar te shenojne golin e avantazhit. Miqte nga kryeqytetit mundohen ti kunderpergjigjen me Gilman Liken dhe Bekim  Balen.

Sulmet intensive te vendasve do te shperblehen ne minuten e 42-te. Sulmuesi  Bruce Inkango do te realizoje nga pika e bardhe e penalltise duke kaluar ne avantazh 1-0. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te krutaneve.

Pjesa e dyte eshte me e bukur  me raste nga te dy ekipet. Trajneri Shehu largon Xhihanin dhe Sefen e ne vend te tyre aktivizon Plakun dhe Mucollarin. Ne minuten e 48-te, Bekim Bala do te barazoje per bardheblute. Ne te 66-ten, do te jete shkodrani tjeter  Gilman Lika qe do ti japi avantazhin minimale ekipit te trajnerit spanjoll Rubio. Kastrioti nuk do te pajtohej me kete rezultat dhe ne minuten e 78-te, sulmuesi Bruce Inkango do te shenoje golin e barazimit dhe te dytin pesonal per kete ndeshje. Kur mendohej se gjithcka do te perfundonte ne b arazim Dushku do te shenoje golin e trete dhe te fitores per Tiranen. Mbas javes se dyte te dy ekipet si Kastrioti dhe Tirana kane nga tre pike.

Skeda e plote e ndeshjes

Kel Naraci


busy
komente