HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Shkumbini 3-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Shtator 2011 22:20   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolSkenderbeu eshte rikthyer me ne fund tek fitorja dukemposhtur  3-1 Shkumbinin, ne nje ndeshje te zhvilluar pasditen e sotme ne Korçe. Megjithate fitorja ka qene e vuajtur dhe per disa minuta ka pasur edhe panik ne rradhet e kampioneve.

Skenderbeu e ka nisur mjaft mire ndeshjen dhe qe ne momentet e para eshte treguar nje skuader agresive ne porten e Shkumbinit. Xhafaj ka goditur shtyllen i pafat. Goli erdhi ne minuten e 17-te kur Kerciku gjeti nje moment pasigurie ne zonen peqinase dhe shenoi golin e zhbllokimit te rezultatit.

Vendasit nuk kenaqen me kaq dhe shenojne golin e dyte me ane te Bratic qe shfrytezon si duhet nje asis te Shkembit.Minutat e mira te Skenderbeut vazhdojne edhe me disa raste te tjera, midis te cilave edhe nje shtylle te dyte nga Xhafaj, ndersa 45 minutat mbyllen me dominimin e plote te korçareve.

Ne pjesen e dyte Shkumbini reagon dhe nis te vere ne veshtiresi djemte e Duros. Goli per peqinasit e trajnerit Mile do te vinte ne minuten e 72-te kur Shehi shkaktoi nje penallti e cila u kthye ne gol nga Dervishi.

Minutat e fundit te ndeshjes ishin te vuajtura per Skenderbeun qe ngeli me dhjete lojtare pas daljes me karton te kuq te Bicit. Per te qetesuar te gjithe korcaret mendoi kapiteni Shkembi qe shenoi golin e trete ne minuten e 90-te.

Skenderbeu mori keshtu fitoren e pare ne kampionat dhe u ngjit ne kuoten e pese pikeve. Shkumbini doli me koken lart nga kjo ndeshje edhe pse nuk mundi te merrte nje pike.

Kliko - Skeda dhe komenti i ndeshjes




busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit