HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia-Teuta 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 25 Shtator 2011 21:31   pdfShtypEmail

vllaznia_teuta_thumbVllaznia ka bere permbysjen e madhe ne pak minuta dhe fituar nje ndeshje spektakolare ne 45 minutat e fundit.  Golat e Vajushit dhe Sukaj brenda dy minutave kane zhvleresuar golin e shenuar nga Cota. Ne fund Markovic ka shenuar nje autogol te pabesueshem ne porten e tij dhe rezultati u fiksua ne 3-1 per shkodranet.

Pjesa e pare ka qene e vaket ne raste dhe loje per te dyja skuadrat. Dosti kishte nje mundesi per Teuten ne fillim te ndeshjes te cilit Vllaznia ju kunderpergjigj me Sukajn por pa mundur te gjeje golin.

Pjesa e dyte filloi shpejt. Nje kundersulm i Teutes ka sjelle golin e pare te ndeshjes. Markovic kroson ne zone per Coten qe me koke mposht Vujadinovicin ne minuten e 46-te.

Tifozet shkodran karikojne skuadren e tyre dhe nuk jane dakort me rezultatin.

Josa i nxjerr te gjithe para dhe fut ne loje edhe Sinanin. Golin e pare e shenon Vajushi ne minuten e 59-te ndersa dy minuta me pas shenon Sukaj. “Loro Borici” shperthen ne feste.

Teuta mundohet te bej dicka per te barazuar por nuk e ka forcen per te dale me pike nga Shkodra. Ne minuten e 88-te Markovic ben nje autogol te pabesueshem ne porten e tij dhe mbyll ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me kete fitore Vllaznia ka barazuar Teuten me gjashte pike pas tre javeve te para.

Kliko - Skeda dhe komenti i ndeshjes


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit