Kategoria Superiore/ Bylis – Kastrioti 0-1 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 14 Tetor 2011 22:16 |  |  |  | |
Bylisi eshte kthyer me kembe ne toke dhe humbja ne shtepi perballe Kastriotit i ka bere te gjithe te kuptojne se do te jete e veshtire per ta te qendrojne ne majat e klasifikimit. Nje gol i shpejte shenuar nga Sebino Plaku ne minuten e 10-te te takimit ka mjaftuar qe djemte e Ramadan Ndreut te kthehen ne shtepi te fituar e me tre piket ne xhep. Bylisi ka zhgenjyer para tifozeve vendas qe prisnin me cdo kusht nje fitore ne stadiumin “Adush Muca”.
Pas nisjes se mire qe i bene kampionatit, mallakastriotet sot nuk munden te benin thuajse asgje per ta shmanguar humbjen. Plaku shenoi shume shpejt dhe Kastrioti u terhoq thelle ne gjysemfushen e vete dhe mbrojti me heroizem rezultatin. Per sulmuesin ky ishte goli i dyte ne kampionat por me shume vlera per skuadren e tij. Ne fund te ndeshjes, tifozet e Bylisit kane akuzuar ne korr drejtuesit e skuadres per fiksim rezultatesh. Kjo ishte humbja e dyte rradhazi per mallakastriotet pas asaj ne Durres me Teuten dy jave me pare, ndersa per krutanet ishte fitorja e dyte rradhazi pas asaj me Vllaznine dhe tani per kete ekip jane rritur shume pretendimet.
 |