Ne stadiumin e qytetit te Laçit, u zhvillua takimi midis Laçit dhe Dinamos, i vlefshem per Javen e 6-te te Kategorise Superiore 2011-12. Ndeshja u zhvillua ne nje nivel te kenaqshem e te barabarte, teksa te dy skuadrat tentuan fitoren. Por, Dinamo u penalizua rende nga vendimet e gabuara te arbitrit kryesor, Labion Mustafaraj, i cili nuk arkordoi nje 11-metersh flagrant per blute ne minuten e 82-te dhe ne ate te 90-te, jep 11-metersh inekzistent per vendasit.
Ne fillim te ndeshjes Kuli dhe Dragicevic provuan portat respektive por pa sukses. Me pas ne minuten e 36-te Emurllai kishte mundesi por gjuajti jashte kuadratit. Pak minuta me pas, Kuli gjeti traversen duke humbur nje mundesi te mire shenimi. Ne pjesen e dyte munguan rastet e te pares packa se volumi i krijuar nga dy skuadrat por me teper nga kurbinasit ishte prezent ne fushe. Minutat e fundit ishte vendimtare per rezultatin e kesaj perballje interesante. Gjyqtari kryesor vendosi fatet e lojes. Ne minuten e 82-te e lojes, vjen momenti me vendimtar i ndeshjes. Sulmuesi Dinamos Shtini i vetem dhe perballe portes se Lacit, pengohet nga prapa ne zonen e rreptesise, por arbitri Mustafaraj nuk akordon 11-metersh, por perkundrazi ndeshkon me kartonin e dyte te verdhe Kulin, i cili protestoi per vendimin e tij. Ne fund gjyqtari krysor Mustafaraj ne minuten e pare shtese dha nje penallti te paqene per skuadren e drejtuar nga Nevil Dede. I talentuari Vucaj ekzekutoi sakte nga pika e bardhe dhe i dha nje fitore te cmuar Lacit pak para se te mbyllej takimi. Me keto tre pike kurbinasit u ngjiten ne vendin e peste me 11-te pike ndersa Dinamo ngel e fundit serish me -1 pike.
Kliko - Skeda e ndeshjes
 |