Kategoria Superiore/ Kastrioti – Apolonia 2-0 | ||||
|
Kastrioti ka bere detyren ne shtepi duke mundur lehtesisht e pa vuajtur shume skuadren e Apolonise, nje ekip me pretendime modeste kete sezon. Djemte e trajnerit Ramadan Ndreu kane marre tre pike te vlefshme ne qytetin e Krujes duke mos ju ndare kreut te klasifikimit e tani jane vetem nje me pak se dy kryesuesit Tirana e Teuta. Krutanet e kane mbyllur ndeshjen qe ne pjesen e pare duke shenuar dy gola. Ne fillim ka qene afrikani me pasaporte franceze Brus Inkango qe ka perfituar nga nje pasiguri e miqve per te zhbllokuar rezultatin ne minuten e 27-te. Fieraket nuk kane force te reagojne dhe vendasit gjejne golin e dyte ne minuten e fundit te pjeses se pare. Pas nje penalltie te fituar Turdiu shenoi golin e qetesise. Ne pjesen e dyte kishte pak raste per shenim dhe krutanet menduan me shume per te administruar avantazhin dhe ja dolen me sukses deri ne fund. Me kete fitore skuadra e Ndreut barazon Flamurtarin e vendit te trete me 12 pike, ndersa Apolonia ngel ne kuoten e 7-te pikeve.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3346 |