Ne fokus/ Uefa i kerkon hetim FSHF-se, per ndeshjen Kastrioti-Vllaznia | ||||
|
Uefa i ka kërkuar Federatës Shqiptare që të hetojë ndeshjen mes Kastriotit dhe Vllaznisë, e zhvilluar në fillim të tetorit në Krujë. Federata dhe presidenti i saj Duka u munduan ta fshihnin këtë kërkesë, që erdhi pas shumave të mëdha të lozura për atë ndeshje te perfunduar me rezultatin 2-1 per Kastriotin, si brenda Shqiperise ashtu dhe ne Europe. Uefa ka pohuar se kjo ndeshje eshte luajtur me shuma te medha per fitoren e Kastriotit, por dhe per shenimin e tre golave. Dyshimet per kete sfide linden qe diten e ndeshjes, por nuk pati asnje reagim te metejshem. Duke u munduar te mbulohej gjithcka. Ne lidhje me kete ceshtje presidenti i FSHF-se, Armando Duka deklaroi ne menyre te habitshme se : “Hetimi mund te kete nisur nga federata e jo nga Uefa. Aty ku ka nevoje per hetim, organet duhet te hetojne dhe te japin nje pergjigje. Kerkese per hetim nga Uefa nuk mund te vij ketu, kerkesat per hetim i bejne vete organet e FSHF-se. Nga Uefa mund te kete mberritur ndonje informacion apo mbeshtetje e hetimeve te nisura nga FSHF-ja”. Hetimet e nisura deri me tani nga federata per ceshtjen e trukimit te ndeshjeve kane qene disa, por asnjehere nuk eshte marre ndonje mase. Gjithcka do te kuptohet se hetimi behet per sy e faqe kurse ne te vertet nuk publikohet asnje rezultat.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4093 |