Kategoria Superiore/ Pogradeci – Laci 3-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 05 Nentor 2011 00:13 |  |  |  | |
Pogradeci eshte kthyer te fitorja ne shtepi dhe ka mundur me veshtiresi Lacin e Nevil Dedes me rezultatin 3-1. Miqte ne pjesen e pare ishin shume kerkues dhe zhvilluan nje loje me te mire se liqenoret por gabuan ne finalizim. Laci kishte kontrollin e topit dhe ishte zoterues i lojes por kjo zgjati vetem 45 minuta. Ne pjesen e dyte skuadra e drejtuar nga trajneri Cekici e ndihmuar edhe nga perkrahja e tifozeve pogradecar te shumte ne numer ka shenuar tre gola kundrejt vetem nje te shenuar nga kurbinasit. Ne minuten e 48-te Jorgo Çipi do te zhbllokonte rezultatin. Me kete gol pas festes ne stadium do te niste edhe loja e mire e vendasve. Minuta e 67-te do te sillte edhe dyfishimin e rezultatit. Autori i golit te dyte ishte sulmuesi Eminhazeri, nje prej me te mireve ne fushen e lojes. Tre minuta para perfundimit te ndeshjes Çela do te trefishonte rezultatin ndersa per Lacin, Vucaj shenoi golin e nderit me penallti ne fund te ndeshjes.
Me kete fitore Pogradeci u ngjit ne kuoten e 10-te pikeve ne vendin e nente ndersa Laci ngelet i pesti me 12-te pike te mbledhura ne tete ndeshje. Kliko - Skeda e ndeshjes
 |