Kategoria Superiore/ Flamurtari-Apolonia 1-1 | ||||
|
Skuadra e Apolonise ka fituar nje pike shume te rendesishme larg fushes se vet, duke barazuar ne Vlore ndaj Flamurtarit qe i jep fund serialit te 30 fitoreve te fituara rresht ne fushen e vet. Miqte nga Fieri kishin ardhur ne Vlore me objektivin per tu larguar me pike dhe me nje loje te organizuar ne mbrojtje dhe ne mesfushe, e kishin bazuar rrezikshmerine e tyre ne front tek kundersulmi. Ne minuten e 32-te Konstandin Ndoni i jep avantazhin Apolonise te cilin e ruajti deri ne funditn e pjeses se pare. Pas pushim, skuadra e Flamurtarit e shtoi akoma me shume sulmet drejt portes mike, por sulmet e rreshtura dhe rastet per gol te Shtubines, Prognit, Sakajt u neutralizuan sakte nga mbrojtja Fierake dhe portieri Xhelili. Apolonia mendonte per mbrojtjen dhe ne pjesen e dyte nuk rrezikoi asnjehere porten e Mockes. Ne minuten e 63-te pas nje goditje denimi te akorduar nefavor te Flamurtarit nga gjyqtari Laver Alla, Franc Veliu e shfrytezon ne menyre te sakte duke shenuar nje gol te bukur nga rreth 20-22 metra larg portes se Xhelilit. Goli i shenuar e shtoi akoma me shume presionin e vendasve te cilet u munduan te shenonin, por pasaktesia ne finalizim ndikoi ne mungesen e shenimit te golave. Megjithe ndryshimet e bera nga trajneri Lutaj dhe me sharrjet banale te pafund dhe pa vend te tifozerise vendase ne drejtim te gjyqtarit kryesor, perseri vendasit nuk arriten te shenonin, duke ndare me miqte nga nje pike Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3872 |