Kategoria Superiore / Skenderbeu-Flamurtari 2-1 | ||||
|
![]() Loja filloi e bukur dhe e forte per te dyja skuadrat, me raste shenimi ne te dyja portat, Xhafa, Muzaka e Shkembi ishin vazhdimisht ne kerkim te golit dhe vune presion ne porten mike, nderkohe qe Lena, Hysa ne sulm e Shtubina me prognin ne mesfushe, u munduan qe gjate gjithe kohes te krijonin zhurme perpara portes se portierit Shehi i cili u be protagonist kryesor ne shpetimin e disa rasteve te pastra per shenim. Ne minutat shtese te pjeses se pare vjen dhe vendimi me absurd i takimit kur gjyqtari Hoxha akordon nje penallti ne favor te Skenderbeut, kur topi nuk u prek as me dore dhe nuk u shkaktua faull ndaj asnje lojtari te Skenderbeut (ne rastin konkret Xhafa). Me shume te drejte drejtuesit e Flamurtarit e kundershtuan vendimin e padrejte te gjyqtarit Hoxha, por aty filloi edhe acarrimi i lojtareve dhe drejtuesave te te dyja paleve. Bici dhe Xhafa altrokohen me stolin e Flamurtarit. Drejtori teknik Lushaj dhe qendermbrojtesi i Skenderbeut Bici perjashtohen nga loja me karton te kuq. Perufndon pjesa e pare pas 10 minutave te shtyrra nga trazirrat midis te dyja paleve. Fillon pjesa e dyte, si e para me sulme te shpejta dhe miqte me ane te Shtubines shenojne golin e barazimit. Vendasit edhe pse me nje lojtar me pak, krijuan presion ndaj kundershtarit dhe shenojne golin e avantazhit me ane te Allmuces ne gjysem harkun e kesaj pjese, duke perfituar edhe nga dalja e gabuar e portierit Mocka. Ne vazhdim miqte sulmuan, vendasit u mbrojten dhe me vonesa te shumta e nderrimet e kryera rezultati nuk ndryshoi. Skenderbeu fiton takimin. Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4797 |