HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Ervis Kraja: Do ta ndalim Tiranen
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Nentor 2011 23:49   pdfShtypEmail

ervis_kraja_teutaNe prag te derbit me Tiranen shkodrani i Dinamos, Ervis Kraja ne prononcimin e tij ekskluziv per Albaniasoccer.com ka folur per derbin me Tiranen qe do te luhet  kete fundjav si dhe gjendjen qe po kalon skuadra blu.

“Kete jave kemi nje ndeshje mjaft te forte perball Tiranes. Nje derbi qe kete vit nuk eshte ne nivelin qe duhet te ishte. Pavaresisht kesaj ne kemi vazhduar stervitjen intesivisht. Ata jane favorit ne kete perballje, por nuk do ta kene aq te thjeshte sa e mendojne dhe per kete ju siguroj”.

“Momentalisht jemi minus 1-pike ne renditje. Problemet e klubit ne menyre direkte kane ndikuar dhe ne ecurin tone kete kampionat.  Ne duhet te bejme sa me mire punen tone ne fushen e lojes qe deri ne mbylljen e kampionatit te marrim sa me shume pike pasi me hapjen e merkatos ne Janar mund te bejme disa perforcime te nevojshme ne menyre qe te rikuperojm dhe te arrijm objektivin qe eshte qendrimi ne Superiore”.

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar

“Ky derbi mund te quhet dhe nje mini derbi midis shkodraneve pasi ne te dy skuadrat ka te tille. Une dhe Hoti per Dinamon dhe G.Lika dhe Bala per Tiranen. Do te jete nje “lufte”, brenda llojit qe shpresojm te jemi ne fituesit e ketij 90-minuteshi. Megjithese per te qene te sinqert dhe nje barazim do te na kenaqte dhe gjithe lojtaret qe do jene ne fushe do te japin maksimumin e tyre per ta arritur kete objektiv”, ka perfunduar prononcimin e tij per www.albaniasoccer.com, mbrojtesi shtatlart shkodran Ervis Kraja.

Klevis Bejkolli


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit