Kategoria Superiore / Tirana - Dinamo 1-0 | ||||
|
![]() "Derbi" i ashtuquajtur midis dy skuadrave kryeqytetase, nuk kishte aspak shijen tradicionale qe zakonisht takime te tila paraqesin. te dyja skuadrat kane pretendime krejt ndryshe, kur Tirana lufton per titullin, nderkohe qe Dinamo lufton per te mos rene nga Kategoria. Loja ishte e zbehte, me nje nivel nen mesatarin, ku u pa nje Tirane qe e kontrolloi lojen lehtesisht pa ushtruar shume presion dhe nje Dinamo qe u mundua por qe ishte e pa afte si fizikisht ashtu edhe teknikisht per tu perballuar me Tiranen. Goli i Gilman Likes i shenuar ne minuten e 20-te ishte vendimtari per kete takim, qe praktikisht e ndihmoi Tiranen te zgjidhte gjithcka brenda pak minutash. Me kete humje Dinamo vazhdon te kete pikavarazh negativ duke rrezikuar plotesisht pozitat e saj per te mbijetuar ne Kategorine Superiore Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3668 |