Kategoria Superiore / Teuta - Laçi 1-0 | ||||
|
![]() Edhe pse Laci ka patur nje kontroll te mire te lojes dhe pozicionit, perseri eshte Teuta qe ka dominuar kete takim si ne rastet e krijuara ashtu edhe ne rezultat. Pjesa e pare e takimit u karakterizua nga nje loje e nivelit mbi mesatar ku skuadrat u munduan, ndonese Teuta ishte dominuese ne raste dhe gjuajtjet drejt portes, nderkohe qe Laci ishte predominues ne kontrollin e topit. Me gjithe nderprerjet e shumta te lojes, ritmi i fillimit ishte i shpejte dhe Teuta u mundua te rrezikoje disa here me gjuajtjet e Cotes, Dostit dhe Tahirit, nderkohe qe Emerllahu dhe Vucaj e kishin te veshtire te depertonin ne zonen durrsake, duke mos konkretizuar. Vendasit nuk arriten te shenonin ne pjesen e pare, por me fillimin e pjeses se dyte, paten mundesine me te mire per te kaluar ne avantazh, kur gjyqtari Meta akordoi nje penallti per vendasit te cilet nuk shenuan dot pasi Vashaku u be shpetimtari i portes. Megjithese humbi penalltine, Teuta e gjeti avantazhin me ane te Shetes i cili shenoi brenda zones, duke u bere lojtari vendimtari ketij takimi, pasi ai gol u be ndryshimi i vetem i rezultatit deri ne fund te takimit. teuta fitoi me rezultat minimal megjithe perjekjet e miqve per te shenuar. Me kete fitore Teuta gjendet ne krye te klasifikimit pas Javes se 10-te Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3421 |