Ne fokus/ Kercenon shoqata e arbitrave | ||||
|
Shoqata e arbitrave te futbollit shqiptare ka reaguar ashpër ndaj dhunës ne Laç ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini. Ne një deklarate për shtyp kjo shoqate ka kërcënuar se protestat dhe masat e tyre ne te ardhmen janë ne varësi te vendimit qe do te marrin komisionet pranë FSHF për dhunën ne Laç. Shoqata e arbitrave ka denoncuar me force dhe indinjate dhunën ndërsa nënvizojnë faktin se këto veprime njollosin futbollin shqiptar dhe nëpërkëmbin kodin e moralit sportiv. Njerëzit qe janë ne poste te rëndësishme neper klube, nënvizohet ne deklarate, marrin përsipër jashtë çdo principi te zgjidhin me vete gjyqësi e veprime te dhunshme atë qe u takon strukturave te zgjedhura nga këto personazhe. Këta njerëz kërkojnë tu imponohen arbitrave me trysni dhune dhe frike. Shoqata e arbitrave ka vene ne dukje edhe qëndrimin e mefshte te policisë dhe deklaratat boshe te saj se arbitri nuk denoncoi dhunën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3744 |