Kategoria Superiore/ Kastrioti – Kamza 3-2 | ||||
|
Eshte luajtur sot ne Kruje ndeshja e pare per javen e parafundit te Superiores mes Kastriotit dhe Kamzes. Vendasit kane marre tre pike te rendesishme duke mundur me rezultatin 3-2 miqte nga Kamza. Fillimisht ka qene Brus Ikango qe ne minuten e 24-te ka zhbllokuar rezultatin dhe me pas ne fillimin e pjeses se dyte ai ka dyfishuar rezultatin duke shenuar edhe golin e qetesise per djemte e trajnerit Ndreu. Kamza e ka pasur te veshtire te reagoje dhe per kete arsye ka pesuar ne minuten e 78-te edhe golin e trete te shenuar nga Parid Xhihani. Kur dukej gjithcka e mbyllur miqte nga Kamza shenuan dy gola pa mundur te barazojne. Ne fillim Pema me penallti ne minuten e 89-te ndersa ne te 90-ten minute Belcev. Ndeshja perfundoi me rezultatin 3-2. Me keto tre pike Kastrioti u ngjit ne vendin e trete ndersa Kamza thelloi edhe me shume krizen dhe ngelet ne vendin e dhjete me 13 pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9784 |