HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Laci 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Dhjetor 2011 16:44   pdfShtypEmail

tirona-laciEkipi i Tiranes i drejtuar nga trajneri spanjoll Julian Rubio ka fituar minimalishte me ekipin e Lacit me rezultatin 1-0 me nje loje aspak bindese, ndonese ka patur nje epersi te lehte. Ne nje stadium ku numri i tifozeve ishte i paket, lojtaret u munduan te jepnin me te miren, por loja ishte nen nivelin mesatar, ndonese te dy trajneret kishin hedhur ne fushe formacionet e tyre me te mira te mundshme.

Bala i vetem ne sulm nuk u shfaq per asnje cast i rrezikshem para portes se Vashakut ku dhe me ndihmen e mbrojtesve neutralizuan gjithcka. Mesfushori i kombetares Duro ka qene nder lojtaret me te dobet ne fushen e lojes per bardheblute, c’ka e detyroi dhe trajnerin qe ta largonte me fillimin e pjeses se dyte.

Trajneri Dede luajti me nje skeme taktike 4-4-2 ku Emerllahu sebashku me Zefin e vune ne prove disa here portierin Ilion Lika. Laci mbrohej mire dhe kundersulmonte ne menyre qe ta zinte ekipin bardheblu ne befasi.

Pjesa e pare u mbyll me rrjeta te paprekura.

Pjesa e dyte fillon me e mire per miqte nga Laci te cilet shikojne me shume ne drejtim te portes se Tiranes. Ndryshimet e bera pas intervalit midis pjeseve idhane pak me teper levizshmeri mesfushes per te dyja ekipet.

Ne 10-minutat e fundit ku te gjithe po mendonin se kjo ndeshje do te ndahej ne barazim, sulmuesi Morina duke u ndihmuar dhe nga nje gabim fatal i portierit Vashaku shenon golin e avantazhit dhe te fitores se tre pikeve. Bardheblute vazhdojne te fitojne me rezultate minimale dhe per me shume ne fundin e takimit.

Me kete tre pikesh Tirana ngjitet ne kuoten e 26-pikeve, duke u renditur ne vendin e dyte

Kliko - Skeda e ndeshjes


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit