HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 26 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive / Florent Aziri : Tirana do te me ofroje me shume me Kombetaren
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 01 Shkurt 2012 13:50   pdfShtypEmail

Florent_AziriSkuadra e Tiranës ka bërë nje “goditje” në momentet e fundit të merkatos së muajit Janar. 24-here kampionët e Shqipërisë kanë nënshkruar me mesfushorin e talentuar Florent Aziri, i cili së fundi është aktivizuar me skuadrën e Domzhales në Slloveni. Këtë lajm e konfirmoi vetë menaxheri i lojtarit, Liridon Cecja.

“Po, është e vërtetë se Florent Aziri ka firmosur një kontratë 6-mujore me klubin e Tiranës dhe menjëherë do të jetë ne dispozicion të trajnerit Hulian Rubio”, u shpreh menaxheri i Azirit, ekskluzivisht për Albaniasoccer.com.


Nga ana tjeter, ai tregon se për Florentin ka pasur shumë oferta, por 23 vjeçari zgjodhi Tiranën pasi dëshiron që në të ardhmen të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.


“Florenti eshte nje lojtare që posedon kualitet te veçantë dhe për të ka pasur oferta konkrete nga disa ekipe gjermane, portugeze dhe ruse, por ai zgjodhi Tiranën sepse në këtë menyre do të kete mundësi të jetë edhe në fokusin e Kombëtares, e cila eshte një ndër endrrat e tij”, theksoi Cecja.


Por, kush është Florent Aziri? “Florenti është një talent i shkëlqyer që është rritur tek Akademia e Wolfsburgut dhe ka qene një ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij në Gjermani. Më tej u aktivizua me Verder Breminin dhe së fundi ka luajtur me ekipin e Domzhales në Slloveni”, pohoi menaxheri Liridon Cecja.



Dardan Krasniqi


busy
komente