Kategoria Superiore/ Teuta-Tirana 1-2 | ||||
|
Tirana fitoi ndeshjen me te rëndësishme te sezonit atë te luftës për titull, pikërisht ndaj kryesuesve te superliges Teutës duke ngushtuar diferencën me vetëm dy pike ne klasifikimin e përgjithshëm. Ne stadiumin “Niko Dovana” ne takimin e vlefshëm për javën e XIV te superliges bardheblute munden te zotet e shtëpisë me rezultatin 2-1. U duk se do te ishte e tensionuar sfida mes dy kryesuesve te kampionatit kur qe ne fillim takimi filloi me 5-minuta vonese për shkak te një banderole te tifozëve vendas me fyerje raciste ndaj skuadrës kundërshtare. Pas heqjes se banderolës supersfida filloi normalisht ndërsa e para qe zhbllokoi rezultatin ishte skuadra kryeqytetase ne minutën e 11-te, kur pas një gabimi fatal te Osmanit me një kthim te topit, përfitoi Bekim Bala qe me një te majte te befasishme mposhti portierin kundërshtar. Pavarësisht se bardheblute luajtën mire, skuadra durrsake befasoi ne fund te pjesës se pare kur Çota pas një dyluftimi me disa mbrojtës arriti te kontrollonte topin duke goditur nga afër dhe pa i dhëne asnjë shans portierit Lika. Edhe pse e nisen mire pjesën e dyte, vendasit u ndëshkuan nga një top i humbur ne mesfushe. Ne një kundërsulm te shpejte Bala kërkoi te pasonte për Arifin ndërkohe qe ne një përpjekje te dëshpëruar për ta larguar topin, Stafa shënoi autogol ne portën e tij. Tirana ne 5-minutat e fundit u detyrua te luante me 10-lojtare pas daljes me te kuqe te kapitenit Sina. Bardheblut arriten te administronin rezultatin duke u larguar nga fusha me e vështire me tre piket e arta dhe tashme me petkun e një pretendenti serioz për titullin kampion. Ne renditjen provizore Teuta mban vendin e pare me 32-pike e ndjekur nga Tirana tashme ne kuotën e 30-pikëve. Vendin e trete me një ndeshje me pak e mban Skënderbeu me 26-pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3554 |