Ne fokus/ Dorëhiqet Arben Rakipi, Komiteti, gjuhë dhunuesish! | ||||
|
Më poshtë një pjesë e letrës së zotit Rakipi:
“Në opinionin tim, deklarata është në përputhje të plotë me edukatën e dhunës së injektuar për t’u përdorur në stadiumet tona prej vitesh të tëra, me ndeshjet e trukuara që piketojnë fituesit e aktiviteteve ende pa filluar ai, me gjykimet e manipuluara që dukshëm konstatohen në ndeshjet e kampionatit tonë, edhe përgjatë trajtimit të shkeljeve, e denjë për edukatën qytetare të dhunuesve dhe manipuluesve që forcërisht bëjnë ligjin në fushat e futbollit. Krejtësisht pa konsideratë, Arben Rakipi Burime nga FSHF bëjnë të ditur se edhe nëse nuk do të ishte dorëhequr, Arben Rakipi do të shkarkohej në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv. Për informacion, Federata Shqiptare e Futbollit është e vetmja, ku anëtarët e komisioneve juridike zgjidhen nga Komiteti Ekzekutiv dhe jo nga Asambleja. Duka e quan këtë konform rregullave të UEFA-s, por kjo e fundit nuk është federatë anëtare, por një institucion mbi palët. @Albaniasoccer.com Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3994 |