Kategoria Superiore/ Shkumbini-Pogradeci 2-1 | ||||
|
Pozitat e Pogradecit për qëndrimin ne elitën e me te mirëve sezonin e ardhshëm u lëkunden shume pas humbjes ne Peqin ne takimin qe mbylli edhe javën e XIX te superlgise ne futboll. Liqenoret nuk arritën te administrojnë rezultatin duke u mundur 2-1 nga vendasit e Shkumbinit duke qëndruar ne te njëjtin kuote pikesh 14-te, ne vend te parafundit, por me pike te barabarta me Apoloninë. Ne fakt ishin te paret miqtë qe kaluan te paret ne avantazh kur Larti shënoi ne minutën e 44-ter, ne portën e Shkumbinit duke e mbyllur pjesën e pare me rezultatin 1-0. Por skuadra e trajnerit Çekiçi nuk arriti ti bënte balle presionit te vendasve te cilët shënuan dy gola ne harkun kohor te tre minutave. Ne minutën e 62-te, Mustafaj barazoi rezultatin provizor ndërsa ne minutën e 65-te, Roland Dervishi kaloi për here te pare ne avantazh skuadrën peqinase, një rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund te takim. Ky ishte goli 14-ter, për Dervishin për këtë sezon ne krye te golashënuesve te superliges. Ndërkohe kjo humbje tashme përcakton dhe rrugën e liqenoreve drejt kategorisë se pare duke pare kalendarin shume te vështire qe kane shtate jave nga fundi ku do te përballen edhe me ekipet qe rivalizojnë për titullin kampion si Teuta apo Skënderbeu. Ndërkohë pas kësaj fitoreje Shkumbini renditet ne pozita komode ne vendin e 7-te ne kuotën e 26-pikëve po aq sa ballshiotet e Bylisit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3711 |