Kategoria Superiore/ Pogradeci-Vllaznia 2-1 | ||||
|
Pogradeci tre pike shprese Pogradeci mundi Vllaznine ne startin e javës se XX te Superliges ne futboll duke mbajtur gjalle shpresat për një qëndrim ne elitën e me te mirëve sezonin e ardhshëm. Ne fushën e tyre liqenoret fituan me rezultatin 2-1 ne te ashtuquajturën finale për ta duke u ngjitur tashme ne kuotën e 17-pikëve, tre me shume se vendi i parafundit Apolonia. Një ndeshje qe ne fakt pati për protagonist shkodranet me një penallti te shkaktuar dhe një autogol te dhuruar për kundërshtarin. Goli i pare për Pogradecin erdhi ne minutën e 23-te, kur Jorgo Cipi zhbllokoi shifrat nga pika e bardhe e penalltisë. Përballe një skuadre pa dëshire për te reaguar, vendasit rriten presion ndërsa ne minutën e 56-te, gjeten edhe golin e dyte. Një gjuajte nga larg e Idrizit pa shume pretendime u devijua nga Belisha i cili shkaktoi autogol ne portën e tij. Duket si ky gol i zgjoi kuqeblute e Rudi Vates te cilët u hodhën tërësisht ne sulm duke ngushtuar diferencën ne minutën e 63-te, me ane te Hajdarit. Ne minutën e 81-te, te takimit gjyqtari anësor vargu u be protagonist i takimit. Kur mohoi golin e Ercikovic për pozicion jashtë loje duke u mohuar shkodraneve barazimin. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3491 |